“Jemi në fillim të luftës”/ Mitsotakis, qytetarëve: Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetë

17/03/2020 16:27

Ashtu siç bënë me dijeni burime për Top Channel, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis doli në një konferencë për shtyp, ku u bëri apel të fortë qytetarëve grekë, për të respektuar masat e ndërmarra.

“Jemi në luftë me një armik të padukshëm. Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetë. Ndaj vendosëm masa para vendeve të tjera. Nga nesër do jenë hapur vetëm dyqanet ushqimore. Do marrim masa të vazhdojë jeta normale. Do të mbështesim tregun dhe biznesin. Do të vëmë në treg 2 miliardë euro. Shteti do të japë pagesë për punonjësit që nuk do të kenë rrogë. Shteti do të mbulojë përqindjen e kredive. Mos pushoni njerëz, pasi shteti do të mbështesë biznesin. Të bashkuar do ta kalojmë këtë luftë. Nga sot janë 2000 punonjës në sistemin shëndetësor. Jemi në fillim të luftës. Mbrojtja civile do të koordinojë forcat në këtë luftë. Personeli mjekësor meriton një falenderim. Janë heronj që na shpëtojnë çdo ditë. Rrini në banesat tuaja. Është detyrë të rrijmë në shtëpi, të mbrojtur dhe jo të vetmuar. Duhet të mbrojmë të moshuarit dhe grupet që mund të preken më fort nga sëmundja. Bëni kujdes që të mos preken të tjerë prej jush. Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për vendin. Do të merren masa për këdo që përfiton nga kjo situatë, por edhe ndaj atyre që mashtrojne dhe keqinformojnë opinionin publik. Dita e ardhshme do të jetë e vështirë. Ekonomia duhet t’i përshtatet luftës. Duhet të bindemi që të mos kemi viktima. Duhet të mbrojmë çdo grek, pavarësisht moshës. Për t’i mrojtur ata, do të marr çdo kosto. Armiku është i padukshëm, do të kemi dëme në ekonomi, por do ia dalim mbanë. Antibiotiku do të gjendet dhe do të dalim fitues nga kjo luftë”, tha Mitsotakis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA