Pothuajse 50 mijë maska mbrojtëse për fytyrën janë vjedhur nga një depo spitalore në qytetin e Këlnit në veriperëndim të Gjermanisë
Policia konfirmoi incidentin, duke thënë se ishin informuar nga një punonjës të hënën i cili kishte vërejtur vjedhjen në depo, e cila është përdorur si një qendër logjistike për disa spitale në qytet.
Autoritetet kanë hapur një hetim mbi incidentin, por asnjë arrestim nuk është bërë.
Komiteti i krizës së koronavirusit në Këln ka urdhëruar spitalet të kontrollojnë rezervat e tyre dhe të sigurojnë maska për fytyrën dhe pajisje të tjera mbrojtëse mes mungeses nga koronavirusi.
Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka çuar në një zhvillim global të shitjeve të maskave të fytyrës, me çmime të larta në faqet e tregtisë në internet.
Gjermania është vendi i tretë i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.
Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në këtë vend u rrit në 7.636 që nga mëngjesi i së martës. Numri i vdekjeve nga koronavirusit ka arritur në 17, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore.
Top Channel