Megjithse u deklaruan zyrtarisht 407 raste të reja infektimi në vend, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike tha se numri i vërtetë mund të jetë diku rreth 55,000, por insistoi se vendi do ta fitojë betejën me mbylljen e qarkullimit dhe aktiviteteve.
Sir Patrick Vallance shtoi se sipas modelit të përhapjes së sëmundjes në Britani, për çdo vdekje ka rreth 1,000 raste pozitive.
Shifra e fundit e vdekjeve në Britani është 55 kështu që sipas tij duhet marrë në konsideratë fakti se numri i mundshëm i të infektuarve është 50,000.
Deklarata e tij për diferencën e madhe mes numrit të konfirmuar dhe numrit të llogaritur do të nxisë masa të reja monitorimi nga qeveria.
Këshilltari shtoi: Kemi punaur në llogaritjet hde nëse kombinohen të gjitha informacionet e marra mbi përhapjen kjo shifër është më e arsyeshmja. Por numrat e të infektuarve do të bien brenda dy-tri javëve”.
Vendi ka ndaluar udhëtimet jo-esenciale dhe kontaktet shoqërore.
Top Channel