Bebja gjendet e përqafuar me trupin e nënës që kishte vdekur prej dy ditësh

17/03/2020 21:08

Një vogëlushe raportohet sëfundmi se është gjetur në shtëpi e përqafuar me trupin e nënës së saj që kishte vdekur prej dy ditësh.

E vogla Eva, bija e Ekaterina Telkina u gjet në gjendje të dobët në shtëpinë e saj në Moskë pasi nuk ishte ushqyer prej ditësh, supozohet që prej vdekjes së nënës së saj. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe tashmë është në gjendje të mirë e në kujdesin e të afërmve.
Nëna e saj 27 vjeçare Ekaterina, u zbulua e vdekur nga një i afërm, njoftonin mediat lokale.

Njerëzit thyen derën për të hyrë në apartamentin në Mozhayskiy të Moskës, pasi Ekaterina nuk përgjigjej në telefon.

Disa burime policore nëMoskë thonë se Ekaterina është rrahur për vdekje në shtëpinë e saj nga i dashuri. Trupi raportohej se ishte mbushur me shenja.

Një burrë 39 vjeçar është arrestuar në lidhje me ngjarjen. Policia nuk ka konfirmuar marrdhënien e tij me viktimën. Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA