Ky ishte momenti i vrazhdë kur një pensioniste e pikëlluar spanjolle u refuzua të hynte në spital pasi u vlerësua jo në gjendje aq të rëndë sa për t’u trajtuar për koronavirus, disa orë pasi burri i saj kishte vdekur.
Doktorët i thanë të vesë të vetë’izolohej në shtëpi pasi nuk kualifikohej për t’u shtruar në spitalin e tejmbushur të Madridit.
Ajo shihet më pas e ulur në një stol pranësppitalit teksa ngushëllohet nga fëmijët e saj.
Bijtë e saj e përqafojnë nënen që mbante maskë megjithë rrezikun e dukshëm të infektimit.
Pamjet dolën teksa Spanja është vënë e gjitha në bllokim dhe njerëzit ndalohen të dalin nga shtëia përveçse për tëblerë ushqime dhe mjekime.
Deri tani në vend janë regjistruar 7,700 infektime dhe 288 vdekje.
Më i godituri është kryeqyteti Madrid ku spitalet janë të tejmbushur me pacientë.
Situata është aq e rëndë sa doktorët kanënxitur pacientët me simptoma të lehta të qëndrojnë larg.
“Përqindja e mortalitetit është e lartë në Madrid pasi ka disa pika shpërthimi në shtëpitë e pensionistëve,” tha Fernando Simon, kreu spanjoll i emergjencës shëndetësore.
Top Channel