Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe bëri të ditur se janë konfirmuar 7 raste te reja me koronavirus.
Bëhet fjalë për 4 persona nga Dibra dhe 3 nga Shkupi, 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativë. Kështu edhe me rastet e sotme numri i të prekurve me koronavirus shkon në 25, ndërsa kemi edhe pacientin e parë të shëruar në vend.
“Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostifikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik. Mëngjesin e sotëm janë testuar 7 persona, negative janë rezultatet e 3 pacientëve nga Dibra që kanë qenë në kontakt me të infektuarit si dhe të dy personave nga Shtipi, dhe një personi personi nga Klinika infektive në Shkup. Rezultatet pozitive janë të një paciente nga Klinika Infektive në Shkup, ka 54 vjet dhe ka ardhur nga Holanda, janë gjetur kontaktet me të gjithë anëtarët. Gjatë pasdites janë testuar edhe 10 persona tjerë”, tha Filipçe./Alsat/
Top Channel