Koronavirusi; Futbollisti 21 vjeçar bëhet viktima më e re në Evropë e Covid-19

16/03/2020 18:40

Një stërvitës futbolli 21-vjeçar në Spanjë i cili vdiq nga koronavirusi pas sëmundjes së mëparshme, është bërë një nga viktimat më të reja të epidemisë.

Francisco (Fran) Garcia, nga Malaga u diagnostikua me Covid-19, dhe më pas mori lajmin shkatërrues se kishte leukemi.

Para kontrollit për koronavirus Garcia nuk e kishte idenë që kishte kancerin agresiv, që e bënte akoma më të dobët ndaj koronavirusit dhe të shtunën kishte shkuar në spital me probleme frymëmarrjeje.

Presidenti i klubit të futbollit Atletico Portada Alta ku aderonte Garcia tha sot më herët se ai ishte në gjendje të qëndrueshme por një orë më vonë informoi se i riu kishte vdekur.

Ai është viktima më e re e sëmundjes në Evropë dhe i pesti që vdes prej epidemisë në Malaga. Katër të tjerët kanëqenënëtë 70at e të 80at e tyre.

Viktima me moshë më të re mes 1,800 të vdekurve në Itali është një burrë 38 vjec që vdiq javën e kaluar.
Në Kinë muajin e kaluar viktima më e re ishte një burrë 36-vjeçar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA