Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka urdhëruar që të gjithë personat që hyjnë në shtet të vetizolohen për 14 ditë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Morrison, teksa shtoi se kjo masë do të hyjë në fuqi në mesnatën e së dielës.
“E dimë që virusi nuk mund të ndalet plotësisht – askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë – por ne mund të ngadalësojmë përhapjen e tij”, tha kryeministri australian, teksa bëri thirrje që qytetarët të mbajnë distancë nga njëri-tjetri kur takohen dhe të mos shtrëngojnë duart me askënd.
Masë të njëjtë kishte marrë edhe Zelanda e Re të shtunën. Anijet me udhëtarë do të ndalohen që të zbarkojnë në Australi për 30 ditë, por shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura. Australia deri më tani ka raportuar për 250 raste me koronavirusin e ri dhe tri raste me fatalitet./REL
Top Channel