Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar ndryshimet kushtetuese, të cilat i lejojnë liderit rus që të garojë sërish për të parin e Rusisë më 2024, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Ky njoftim vjen vetëm një ditë pas raportimeve se në gjithë parlamentet rajonale ruse, votuan në favor të masave të reja.
Në janar, Putini njoftoi për ndryshimet kushtetuese, të cilat Kremlini i ka përshkruar si ridestinim të fuqisë nga presidenca te parlamenti. Por, më herët gjatë kësaj jave, Putin, i cili ka qenë president dhe kryeministër i Rusisë për dy dekada, u shfaq në Dumën shtetërore ruse, për të mbështetur disa amendamente të reja, të cilat i lejojnë atij të injorojë kufizimet aktuale të Kushtetutës, që i pamundësojnë atij të garojë në zgjedhjet presidenciale më 2024.
Rregullat e mëhershme i pamundësonin atij që të garonte për një mandat të tretë radhazi, por me ndryshimet e fundit të amendamenteve kushtetuese, ai mund të garojë edhe për një mandat më 2024 dhe më pas edhe për mandatin e gjashtë më 2030. Kremlini ka thënë se Putini ende nuk është deklaruar nëse do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2024.
Top Channel