Një raport i fundit mbi pandeminë thotë se një burrë kinez nga Hubei – epiqentra vendore e koronavirusit – mund të jetë pacienti zero i sëmundjes globale.
55-vjeçari i paemëruar është infektur me COVID-19 më 17 nëntor – një muaj para se autoritetet besonin se sëmundja kishte shpërthyer, njftojnë të dhënat qeveritare.
Sipas agjencisë South China Morning Post, qeveria kineze ka identifikuar tashmë 266 njerëz të infektuar para mbylljes së vitit 2019.
Autoritetet kineze e kuptuan se kishin të bënin me një tip të ri virusi vetëm në fund të dhjetorit.
Një studiues nga Hubei vuri në alarm autoritetet më 27 dhjetor se pesë raste të reja po raportoheshin çdo ditë.
Deri në fund të vitit në Kinë ishin infektuar 180 njerëz ndërsa tashmë në mes të marsit, epidemia ka vrarë rreth 6000 në të gjithë botën.
Dy studime të reja të botuara sot në revistën Nature, japin provat e para formale mbi natyrën e virusit.
Zbulimet thonë se koronavirusi i Vuhan është një tip i virusit SARS – por përhapet shumë më lehtë.
Ekspertët thonë se 60 për qind e popullsisë së botës do të kontaktojë mevirusin dhe 1 për qind do të vdesë.
Top Channel