Koronavirusi; Spanja mbyll plazhet dhe ndalon banjën në përpjekje për ndalimin e përhapjes

14/03/2020 19:55

Spanja nisi sot mbylljen e shumicës së plazheve të saj dhe të ndalojë turistët të bëjnë banjë në det teksa lufton kundër përhapjes së epidemisë.

Masa ndalimi janë vendosur në rezortet e famshme të Costa del Sol për të ndaluar turmat të shëtisin në breg të detit, teksa kryeministri Pedro Sanchez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë: “Do të duhet të bëjmë sakrifica”.
Qyteti turistik Vélez Málaga ishte i pari që mbylli plazhet e tij, i ndjeur nga Torrox e Nerja të cilët kanë mbylur rreth nëntë kilometra plazh.

Kryebashkiaku i Nerja, José Alberto Armijo, urdhëri gjithashtu mbyljen e kopshteve e parqeve, si dhe ndalimin e përdorimit të plazheve.

Zyrtarët shqetësohen se fëmijët do të shkelin rregullat tani që shkollat janë mbyllur dhe paraljmërimejanë dhënë për prindërit e tyre.

Plazhet janë mbyllur gjithashtu në Costa Blanca, Benidorm e rezorte të tjera. Spanja është vendi i dytë më i goditur në Evropë pas Italisë me rreth 5,700 infektime dhe 120 vdekje.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA