Koronavirusi është një situatë serioze dhe meriton vigjilencën dhe vëmendjen e kujtdo, por, moria e informacionit, masat mbrojtëse dhe paralajmerimet, mund të kenë pasoja tek shëndeti juaj mendor.

Ajo që ekspertët këshillojnë, është: redukto burimet e informacionit. Gjej pak burime tek të cilat mund të besosh, si për shembull ato zyrtare dhe mos iu ndaj. Kufizo shpeshtësinë e marrjes së informacioneve, redukto kohën e përdorimit të medias sociale. Duhet ti vësh emër frikës tënde. Kjo mund të ndihmojë të të qetësojë dhe vlerëso me qetësi se cfarë kërcënimi specifik të shqetëson. Nëse frika jote është praktike, mendo për një plan: çfarë opsioni tjetër ke nëse nuk mund të punosh nga shtëpia? Ke kursime mjaftueshme për situata emergjente?

Të jesh i përgatitur për frikën tënde do të ndihmojë ta mbash atë larg, Mendo përtej vetes tënde. Duke qenë se veprimi do të zbusë ankthet tona, mund të marrësh në konsideratë edhe se cfarë mund të bësh për të ndihmuar të tjerët, që janë prekur më keq nga epidemia në krahasim me ju, si shërbimet apo punonjësit që mund të detyrohen ta vendosin veten në rreziqe të mëdha. Kërko ndihmë, por bëje me mencuri.

Nëse do të shkosh tek një mik dhe të diskutosh për problemet, përpiqu të mos krijosh një atmosferë helmuese, ku një i rënduar, rëndon akoma më shumë tjetrin. Kërko dikë që po e menaxhon ndryshe situatën ose ndihmë profesionale, nëse ëhstë e mundur. Kushtoini vëmendje nevojave tuaja bazë. Mos harro praktikat thelbësore dhe të shëndetshme që kanë të bëjnë me mirëqënien e përditshme, flini mjaftueshëm, ushqehuni sic duhet, bëni aktivitet fizik dhe dilni jashtë aq sa është e mundur.

Mos e ndëshkoni veten për faktin se shqetësoheni. Ti mund të shqetësohesh apo të ndjehesh keq, dhe këto ndjenja janë të vlefshme në kohë krize. Çelësi është të punosh drejt kuptimit të frikës tënde në mënyrë që ajo të mos të të largojë nga jeta e shëndetshme…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA