Edhe pse qeveria bëri thirrje për qetësi, sot në mëngjes, mireja greke u gjenden në supermarkete ku u furnizuan me ushqime.

Kryesisht blerjet ishin në fasule, makarona, oriz, salcë, konserva, letra dhe higjenizues. Situata është e qetë dhe blerjet konsistonin në krijimin e një rezervë psikologjike të familjeve.

Dhoma e tregtisë së Greqisë njoftoi se ka sasi të bollshme ushqimesh si dhe lëndë të pare, ndaj nuk është e nevojshme dyndja në supermarkete.

Ndërkohë vendi është zgjuar sot pa lokale dhe qendra tregtare. Kafenetë janë mbyllur deri në datën 3 prill, ndërsa vetëm supermarketet,farmacitë dhe shërbimet ushqimore deliveri janë hapur. Banorët janë ftuar të jenë të qetë,dhe të vazhdojnë jetën e tyre normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA