Pamje shpresëdhënëse/ Mjekët në kinë fillojnë të heqin maskat e fytyrës

13/03/2020 21:59

Ndoshta lajmi më i mirë në këto ditë shqetësuese si pasojë e koronavirusit, është ulja e të infektuarve dhe viktimave në Kinë, e cila është konsideruar dhe si origjina e COVID-19. Madje sipas raportimeve të fundit, vendi aziatik ka mbyllur edhe disa nga spitalet e ngritura karantinore, të cilat ishin ndërtuar për të luftuar epideminë vdekjeprurëse.

Ditët e fundit në rrjete sociale janë bërë virale video të interierëve dhe mjekëve, të cilët kërcejnë dhe vallëzojnë së bashku, në shenjë gëzimi, për “shpëtimin” nga virusi. Në një video tjetër shikohen disa mjekë të qytetit Wuhan (e cila konsiderohet si vendi i origjinës së epidemisë vdekjeprurëse), duke hequr maskat nga fytyra e tyre, kjo si një shenjë që COVID-19 në këtë vend është duke shteruar. Fakti që Kina nuk vazhdon të mbetet vatra më e madhe e koronavirusit në botë, e ka konfirmuar dhe shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebryesus, i cili ka deklaruar që epiqendra e kronavirusit tashmë është zhvendosur në Evropë.

“Evropa tani është kthyer në epiqendrën e pandemisë COVID-19”, u shpreh ai në një konferencë shtypi në Gjenevë. Sakaq kujtojmë që në të gjithë botën rreth 145,008 persona janë konfirmuar të infektuar ndërsa 5,408 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit që ka alarmuar botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA