Pas dy rasteve të para të infektuara me Koronavirus në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë hyrje-daljen për të gjithë qytetarët në komunat e Klinës dhe Vitisë.

Ndër masat e ndërmarra sonte është edhe ndërprerja e menjëhershme e transportit ndërurban dhe mbyllja e kufijve tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë.

Gjithashtu, ekzekutivi ka marrë vendim që nga 16 marsi të mbyllë të gjitha kafeteritë, baret e qendrat tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe barnatoret.

Pasi u shënuar dy rastet e para të prekura me koronavirus në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka shtuar masat e ndalesave me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

“Kemi marrë vendim që të bëjmë ndalimin e hyrje daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Vitisà «, dhe disa ndalime e ndërprerje të tjera të cilat po i lexoj këtu:

Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndërurban në Republikën e Kosovës dhe transportin e organizuar ndërkombëtar, mbyllja e kufijve tokësor për udhëtarët që hynë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do të u nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se kanë bërë edhe pezullimin e përkohshëm për të gjitha linjat e udhëtimit në Aeroportin “Adem Jashari”, ku përjashtim bëjnë vetëm fluturimet ushtarake apo medicinale. Gjithashtu, qeveria ka vendosur që të reduktojë stafi në institucionet publike, ndërkohë që ato private i ka urdhëruar që t’i organizojnë aktivitetet në atë mënyrë që punëtorët të mund të punojnë nga shtëpia.

“Nga data 16 mars 2020 në ora 24:00 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicinale, përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova. Mbyllja e kafeterive, bareve, pabeve, restoranteve dhe qendrave tregtare, përjashtimisht barnatoreve dhe marketeve me gjësende ushqimore, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe tregjeve të automjeteve, reduktohen veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë, urdhërohen kompanitë private që të organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia dhe e fundit ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive, kulturore e rinore”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin ambientet e frekuentuara me njerëz.

Ndërkohë që për zgjedhjet e parapara të mbahen të dielën në Podujevë, tha se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë është në kontakt me ministrin e Shëndetësisë dhe sonte do të japin rekomandimin e duhur për KQZ-në.

Për bizneset, Kurti tha duhet ndihmuar, por theksoi mbi të gjitha është jeta e qytetarëve.

Vendimi me masat e ndërmarra, Kurti tha se nuk ka ndonjë afat të caktuar se deri kur është në fuqi, derisa theksoi se duhet evituar qëndrimet e gjata në ambientet e mbyllura, duke shtuar edhe mundësinë që mbledhjet e qeverisë të mbahen mënyrë elektronike.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nga momenti i identifikimit të dy rasteve të para, po vazhdon që të gjurmohen të gjitha kontaktet që ata kanë pasur gjatë kësaj kohe. Ai tha se janë izoluar shumica e atyre që janë identifikuar.

“Të gjithë udhëtarët të cilët kanë ardhur nga Italia para se të pezullohet fluturimi janë kontrolluar dhe kanë mbushur disa formularë, dhe pastaj për 14 ditë janë regjistruar dhe janë pyetur për simptomat e tyre dhe rekomandimi secilit qytetar ju ka dhënë që në momentin që kanë shenje klinike të lajmërohen. Nga pikat kufitare, tokësore po flas është e pamundshme të kontrollohen të gjithë udhëtarët, andaj kemi marrë këto masa, kontrolle ka qenë vetëm për personat që kanë pasur simptoma dhe shenja të dukshme klinike”, tha ai, raporton KosovaPress.

Për gratë shtatzëna që punojnë në sektorin shëndetësor, ministri Vitia tha se kanë kërkuar nga menaxhmentet përkatëse të bëjnë përjashtime në raste të veçanta dhe të organizohen në atë mënyrë që të kursehen personat që janë më shumë të afektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA