“Në këtë kohë lufte, çdo besimtar të lutet në shtëpi”/ Pas vendimit të Kishës Katolike, reagon Rama

12/03/2020 10:43

Fill pasi Kisha Katolike njoftoi përmes një dekreti anulimin e të gjitha veprimtarive deri me datë 3 prill 2020, si masë e marrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në këtë kohë lufte, çdo besimtar duhet të lutet në shtëpi.

“DO TË KETË TËRMETE TË BUTË E TË EGËR, E NË VENDE TË NDRYSHME DO TË KETË SËMUNDJE QË JANË NGJITËSE E DËRMUESE DHE DO TË KETË PAMJE TMERRI, PO EDHE SHENJA TË MREKULLUESHME NGA QIEJT”, thotë Bibla e Shenjtë?

? RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT PËR KOMUNITETIN KATOLIK, QË VENDOSI TË ANULLOJË TË GJITHA RITUALET KISHTARE, DUKE DHËNË NJË MESAZH KUPTIMPLOTË PËR TË GJITHË POPULLIN SHQIPTAR?

? EDHE NISJA E TË MARTAVE TË SHENJTA TË SHËN NDOJIT Që MBLEDHIN DHJETËRA MIJËRA BESIMTARË, KËTË HERË NUK DO TË BËHET NË KISHËN E LAÇIT, PO NË TEMPULLIN E SHPIRTIT TË ÇDO BESIMTARI, QË NË KËTË KOHË LUFTE DUHET TË LUTET NË SHTËPI PËR SHENJAT E MREKULLUESHME NGA QIEJT?

? FALEMINDERIT?

No photo description available.

  Koronavirusi/ Pas Komunitetit Mysliman Shqiptar, pezullon të gjitha veprimtaritë edhe Kisha Katolike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA