Në Kroaci nuk ka raste të reja me koronavirus, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Veli Berosh.

Duke folur për Radio-Televizionin e Kroacisë, Berosh tha po ashtu se testet e tre pacientëve të parë që janë konfirmuar me koronavirus më 25 dhe 26 shkurt, kanë dalë negative.

“Nëse edhe analizat e tjera që pasojnë dalin negative, ata do të lëshohen për kujdes shtëpiak brenda 48 orësh”, tha Berosh.

Në Kroaci, deri më tash, 19 persona janë infektuar me koronavirus.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq, tha se aktualisht, në qytetin e Splitit, 28 persona ndodhen në karantinë, ndërsa në Dubrovnik dy të tjerë. Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, besohet se e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës.

Rastet e parë atje janë shfaqur në muajin dhjetor, ndërsa më pas janë përhapur edhe në dhjetëra vende të botës. Sipas shifrave të fundit, mbi 4,600 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 126 mijë. Nga vendet e Ballkanit, aktualisht vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA