Durrës/ Arrestohen dy persona për drogë, policia u gjen fishekë, targa e peshore

12/03/2020 08:37

Durrës – Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për drogë.

Në pranga kanë rënë Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, banues në Durrës, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi I. H., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA