1 e vdekur nga Koronavirusi, 15 raste/ Lajmi i mirë, 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë

12/03/2020 01:56

Në Shqipëri u shëna viktima e parë nga koronavirusi. Pacientja 73 vjeçare e cila ishte izoluar në spitalin e Durrësit dhe që sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë kishte dhe diagonza të tjera si insufiçiensë kardiake fibrilacion atrial dhe kishte kryer by pass.

Pacientja e cila u konfirmua me Covid-19 do të trasnferohej një ditë më parë në shërbimin infektiv por nga mjeket e Durrësit u vleresua dhe iu dha ndihma mjekësore në një dhomë të izoluar, ndërkohë që gjatë ditës së mërkurë kur dhe po bëhej trasferimi me ambulancë të Urgjencës Kombetare gruaja 73 vjeçare nuk arriti të rezistonte dhe siç dhe shikohet ajo pasi është futur në ambulancë është kthyer sërish pasi mesa duket infermieri i Urgjencës ka konstatuar humbjen e jetës së saj.

Ndërkohë që nga 7 marsi kur dhe u diagnostikua rasti i parë me Covid-19 janë shënuar gjithsej 15 raste pozitive me Koronavirus. Lajmi i mirë është se 50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19. Ndërkohë janë bërë edhe testime gjatë pasdites për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa e moshuara 73- vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.

Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA