Priftërinjtë ruajnë distancën 1m nga Papa Françesku gjatë audiencës direkte, rregullat italiane të koronavirusit përfshijnë Vatikanin

11/03/2020 16:01

Priftërinjtë katolikë mbanin sot distancën rigoroze prej 1 metër larg Papa Françeskut teksa frika e koronavirusit ka përfshirë në Vatikan rregullat italiane te sigurisë.

Françesku mbajti një audiencë private në librarinë e tij teksa përkthyesit klerikë qëndronin 1 metër larg.

Ndërkohë sheshi Shën Pjetër qëndronte i zbrazur teksa besimtarët janë detyruar të ndjekin meshat në televizion ose në internet.

Atraksione të tjera të famshme italiane në Milano e Venecia ishin të zbrazura teksa turistët qëndronin larg dhe disa vende kanë ndërprerë udhëtimet.

Kryeministri Giuseppe Conte nuk përjashtoi mundësinë e përshkallëzimit të masave të karantinës teksa nuk i vdekjeve në Itali arriti në 631 mes më shumë se 10,000 rasteve infektimi.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA