Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar në vend prej Koronavirusit, janë marrë disa masa.
- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.
- Seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor, të publikuara për t’u zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë. Këto seanca ishin parashikuar si më poshtë.
- Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00.
- Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, datë 26.03.2020, ora 9:30.
- Seanca plenare publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10:00.
- Vendimet përfundimtare për çështjen (JR) nr. 40/2018 që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj dhe për çështjen (JR) nr. 13/2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova, do të shpallen publikisht në formë elektronike, në faqen zyrtare në internet të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (kpa.al), në datën dhe orën e përcaktuar.
- Pezullohet hedhja e shortit manual pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
- Pezullohet afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.
- Veprimtaria e punës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik.
- Për detyrat të cilat nuk mund të realizohen sipas pikës 6, në vijim do të hartohet një program për marrjen e masave për angazhimin e punonjësve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përmbushjen e detyrave të tyre.
Top Channel