Ambasada Amerikan, Juri Kim ka reaguar me anë të një statsi në Twitter duke përshëndetur dekretimin e 3 kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ne mirëpresim emërimet nga presidenti Ilir Meta të 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir META, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020v “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Sokol Sadushaj”;
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020v “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ervin Pupe”; dhe
Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020v “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;
Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;
– Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:
Zotit Sokol Sadushaj;v
Zotit Ervin Pupe;v
Zotit Ilir Panda.v
Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.
Top Channel