Burgu i Sigurisë së Lartë në Burrel ndalon familjarët për takime
11/03/2020 18:57
Në kuadër të masave drastike të marra në të gjithë vendin e institucionet publike, edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit. Vendimi për këtë është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ndërkohë mësohet se ashtu si në institucionet e tjera edhe në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve, ndërsa personeli është pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme si maska, doreza e dezinfektant duarsh.
Pezullimi i takimeve të familjarëve me të burgosurit është bërë pa afat, deri në një urdhër të dytë që do të lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë.
Top Channel