Britanikja diabetike 53 vjeçare, e para që vdes nga koronavirusi në Indonezi

11/03/2020 15:41

Një grua britanike është bërë viktima e parë e virusit në Indonezi pasi e kishte marrë atë diku tjetër.

Qeveria vendore tha se 53-vjeçarja me diabet dhe sëmundje të mushkërisë vdiq në spitalin ku po merrte trajtim, ku u transportua nga Bali.

Raportimet nga Indonezia thonë se ajo u kremua po sot. Bashkëshorti i saj gjendej gjithashtu në Indonezi.

Autoritetet thanë se ajo kishte ardhur në spital në gjendje kritike por nuk treguan se ku mund ta ketë marrë virusin apo në cilin spital vdiq.

Raportimet e disa mediave vendase thane se ajo ishte pranuar në spitalin e ishullit Sanglah.

Trupi i saj më pas ishte djegur në krematorium, sipas procedurës për trupin e viktiamve të infektuar me sëmundje ngjitëse.
Kina ka nisur e para procedurën e kremimit të shpejtë të trupit të viktimave për parandalimin e përhapjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA