Kancelari britanik Rishi Sunak prezantoi sot planin 30 miliardë paundë (35 milairdë euro) për parandalimin që kriza e koronavirusit të fusë vendin në një krizë të tipit italian.
Duke prezantuar buxhetin ministri i financave pranoi që njerëzit janë të shqetësuar se sëmundja vrasëse do të ketë pasoja madhore për ekonominë.
Por ai insistoi që qeveria do të bëjë gjithçka për ta ruajtur vendin “të shëndetshëm dhe financiarisht të sigurtë. “Britania do ta kalojë këtë”, tha ai duke shtuar se sistemi shëndetësor do të marrë menjëherë fondin e emergjencës prej 5 miliardë paundë, i cili do të shtohet sipas nevojës.
Ndërsa 2 miliardë paundë do të jepen për mbulimin e pagesave të të sëmurëve me leje nga puna për bizneset e vogla e të mesme, duke mbuluar 14 ditët e karantinës së tyre.
Sunak tha se në total stimuli fiskal arrin në 30 miliardë dhe nxit rritjen ekonomike me 0.5 për qind.
“Ne do ta kalojmë këtë. Britanikët janë të shqetësuar por jo të tmerruar”, tha Sunak .
Top Channel