75 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Trump nuk merr pjesë

11/03/2020 04:47

Kremlini ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në festimet për përvjetorin e 75-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve në Moskë se ende nuk është bërë e qartë kush do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në këtë organizim.

“Ne jemi informuar nga kanale diplomatike që presidenti Trump nuk do të marrë pjesë”, ka thënë Peskov.

Për nder të kësaj ngjarjeje, në Moskë më 9 maj do të zhvillohet një paradë ushtarake. Moska ka thënë më herët se përveç Trumpit, ka ftuar edhe kryeministrin britanik, Boris Johnson, liderin verikorean, Kim Jong-un, liderin kinez, Xi Jinping dhe zyrtarë të kombeve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA