Të prekurit e parë nga Coronavirusi po mbahen në dhomat e izolimit pranë infektivit në QSUT. Pas më shumë se 12 orë nga momenti që u deklaruan dy rastet e para, babë e bir, nisi të bëhet karantinimi i infektivit. Forca të shumta policie kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke larguar median dhe pacientët që prisnin për konsulta.
Në këto moment Top Story përballet me një rast kontakti me personat e dyshuar si të prekur nga Convid-19. Ky djalë rreth 28 vjeç iu drejtua pranë infektivit, pasi kishte qenë në kontakt me shoferin e pacientit zero. Ai kishte vetëm 40 minuta që kishte patur kontakt me shoferin e pacientit zero.
Personat që ndodheshin brenda shiritit të vendosur nga policia e sugjeruan që të telefonojë në numrin 127. Pasi është urgjenca që të orienton se çfarë duhet të bësh.
Në mes të kaosit të krijuar, personi që kishte patur kontakt me shoferin e pacientit zero, i telefonon urgjencës dhe kërkon këshillim. Ata i sugjerojnë të vetizolohet duke qenë se nuk ka shenja të dukshme të virusit.
Ndërkohë vetë shoferi nuk është paraqitur në pavionin e infektivit, për ti bërë analizat e hollësishme për Coronavirusin.
Në një situatë të tillë problematike, Top Story ka monitoruar nga afër zbarkimin e dy anijeve me udhëtarë në portin e Durrësit. Kontrolli që kryen personeli mjekësor është thjeshtë matja e temperaturës. Kontigjeni i udhëtarëve nuk rezultoi me temperaturë por kjo nuk është një shenjë e sigurt se nuk janë mbartës të virusit.
Top Channel