Pas udhëtimit në Itali, Presidenti i Parlamentit Evropian në vetizolim

10/03/2020 11:49

David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian ka konfirmuar se do të izolohet pas një udhëtimi në Itali fundjavën e kaluar.

Ai do të kryejë punën e tij nga shtëpia e tij në Bruksel për 14 ditët e ardhshme.

Sassoli që është italian, tha që ai mori vendimin si masë paraprake. ” Duke qenë në Itali në fund të javës së kaluar, dhe pa kujdes të pastër, vendosa të ndjek masat e paraprake”, ka njoftuar zëdhënësi i tij.

Ndryshe, seancat e së mërkurës dhe të enjtes të Parlamentit Evropian do të anulohen për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ky është vendimi i zyrtarëve evropian si masë parandaluese për përhapjen e virusit.

Këto seanca ishin parashikuar të zhvilloheshin në Strasbourg por ato u zhvendosën në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA