Posta Shqiptare ka vendosur të mbyllë të gjitha zyrat e pensioneve deri në një urdhër të dytë. Kjo ka ardhur në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi për medias Posta Shqiptare thotë se pensionet do të shpërndahen në adresat e pensionistëve dhe pa asnjë kosto.

Për këtë posta kërkon nga pensionistët të depozitojnë adresën e saktë të banesës, numrin e telefonit dhe numrin personal të kartës së identitetit në kutinë postare pranë zyrave ku ata tërheqin pensionin.

Njoftimi i plotë:

Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:

  1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
  2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
  3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
  4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.

Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shperndarjes se pensioneve ne shtepi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Ju lutemi per shperndarje te menjehershme.”

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar se janë infektuar 10 persona të cilët po trajtohen në QSUT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA