Kamala Harris mbështet Joe Bidenin për president

10/03/2020 03:50

Në listën e atyre që mbështesin ish-Nënpresidenti Joe Biden në garën për president është futur edhe senatorja pak kohë më parë rivale e tij, senatorja Kamala Harris.

“Me entuziazëm të madh mbështes Joe Biden për President të Shteteve të Bashkuara”, shkruante ajo në një postim në twitter. “Besoj vërtet tek ai dhe e njoh atë prej një kohe të gjatë”, vazhdonte ajo.

Mbështetja e Kamala Harris e cila u përplas ashpër me zotin Biden gjatë debateve presidenciale të demokratëve mund t’i japë atij një shtytje në shtetin e Kalifornisë nga vjen zonja Harris apo dhe gjatë fushatës së tij për garën e kësaj të marte. Gara mes demokratëve duket se është shdërruar në një garë mes dy burrash, Bidenit e Sandersit. Tulsi Gabbard, një ligjvënëse e Havait, është e vetmja kandidate grua në garë, por pa asnjë mundësi për të fituar.

Joe Biden dhe Berdie Sanders do të përballen të martën në Ajdaho, Misisipi, Mizuri, në shtetin e Washingtonit, Dakotën e Veriut dhe Miçigan. Fitorja e një numri të madh delegatësh nga ana e zotit Biden në Miçigan do t’i jepte një goditje të fortë shpresave të zoti Sanders për t’u bërë kandidati zyrtar i partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA