Rinis më në fund rinovimi 40-vjeçar i gjykatës madhështore të Brukselit (fotot)
07/11 19:29
Një 100-vjeçar në Kinë është rekuperuar plotësisht nga epidemia e koronavirusit, njoftonin sot mediat shtetërore. Ai raportohet të jetë mes disa dhjetra pacientëve të liruar sot nga spitalet e Vuhan.
I sipërpërmenduri besohet se është njeriu më i moshuar që shpëton nga sëmundja vrasëse, megjithse vuante nga Alzhaimer, tensioni i lartë dhe nga zemra. ai ishte shtruar dy javë më parë.
Të moshuarit dhe të sëmurët janë kategoria më e rrezikuar nga forma e rëndë e koronavirusit dhe janë këshilluar të qëndrojnë larg vendeve publike në rast të përkeqësimit të epidemisë. Britania ka sugjeruar që masat e parandalimit të përforcohen në mbrojtje të të vjetërve e të sëmurëve.
Top Channel