Franca apel qytetarëve: Kokaina nuk ju mbron nga koronavirusi

10/03/2020 11:14

Qeveria franceze i ka paralajmëruar qytetarët se nuk mund ta përdorin kokainën për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

“Jo, kokaina nuk mbron nga koronavirusi. Është një drogë që krijon varësi dhe shkakton efekte negative serioze”, thuhet në këshillën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo këshillë u publikua në llogarinë e kësaj ministrie në Twitter, ku ishte edhe një link që të dërgonte në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përpos kësaj këshille, autoritetet franceze kanë publikuar edhe njoftime të tjera me qëllim të luftimit të informatave të pasakta rreth virusit të ri.

Aty përfshihet edhe njoftimi se lyerja e trupit me alkool apo klor nuk do ta vrasë virusin që tashmë ka hyrë në trup, shkruan “Independent”.

Ministria gjithashtu i siguroi francezët se koronavirusi nuk përhapet përmes pickimit të mushkonjave dhe se produktet dezinfektuese nuk shkaktojnë kancer.

Reagimi i qeverisë erdhi pas publikimit të informatave të pasakta në internet se gjoja droga e rëndë e vret koronavirusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA