Basha vijon debatin e hapur me Ramën në Twitter: Qeveri e Ministri rrumpallë…

10/03/2020 19:23

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar debatin e hapur në rrjetet sociale me kryeministrin Rama për sa u përket maskave të skaduara të shpërndara për masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Basha ka hedhur akuza ndaj ministrisë së Shëndetësisë duke thënë se nuk është e përgatitur për koronavirusin.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. Edi Rama,  ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua.” shkruan Basha.

Më tej kreu i opozitës hedh akuza ndaj qeverisë dhe vetë kryeministrit Rama duke i bërë thirrje që të marrë përgjegjësitë.

“MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve!Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua!Gjendja është shumë serioze!Boll u solle si klloun, nuk është koha për të qeshur me ty.” shkruan më tej Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA