Depolitizimi i administratës zgjedhore prodhoi përplasje të forta në tryezën politike të reformës zgjedhore duke rrezikuar kthimin e konsensusit në pikën zero.

Socialistët rrëzuan propozimin e demokratëve, që parashikon emërimin nga KQZ të një anëtari jo politik si përgjegjësi i vetëm për administrimin e procesit, ndërsa vendimmarrja mbetet ne dorën e komisionerëve te zgjedhur nga partitë.

Socialistët preferojnë modelin e propozuar nga ekspertet për krijimin e zyrtarëve zgjedhor të të cilët vijnë jo vetëm nga radhët e nëpunësve civil, por edhe nga jashtë administratës shtetërore. Kjo formulë u pa nga demokratët si tentative për miratim te njëanshëm të reformës.

Mendimi i ekspertëve të OHDIR do kërkohet edhe sistemit zgjedhor. Demokratët nënvizuan si parakusht për zbatimin e propozimeve te tyre qeverinë kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA