Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e jashtëzkonshme e qevrisë apeloi për qetësi dhe vetëpërmbajtje në kohën kur në vend janë konfirmuar dy raste me covid 19.

Rama tha se nuk është fundi i botës, dhe se është një situatë kritike por e administrueshme!

“Dikush teshtinë në një anë të botës dhe dëgjohet në anën tjetër. Kjo ndikon psikologjikisht te çdo njëri prej nesh. Është themelore të kuptohet se gjithë kjo hije e madhe kërcënuese përballohet me disa masa, që janë fare të thjeshta, kufizimi i kontakteve fizike, larja e duarve. Është e rëndësishme për gjithë të rinjtë, që po i provojmë nga vajtja në shkollë, që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale dhe klubet e natës, ku kërcehet e këndohet, sepse kontakti është shumë i afërt.

Rrezikshmëria nuk është te të rinjtë, por bartja e virusit te të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë të moshuarit, të kufizojmë kontaktet tona, t’i mbajmë larg kontakteve me ne, kjo do të thotë për fat të keq sa më pak prekje me duar dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos i marrim këto masa. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale, për të verifikuar nëse janë apo jo të prekur, mjaftojnë të marrin në telefon. Edhe rastet e konfirmuar mbrëmë në mesnatë kanë telefonuar në numrin 127.

Mbyllja e kufijve nuk na çon gjëkundi. Murtaja përfshiu gjithë globin dhe nuk kishte as avionë, as udhëtime. Kush del nga një zonë e kuqe, duhet të vetëkarantinohet për të mirën e tij, të familjarëve dhe të të tjerëve. Masa të thjeshta, që kërkojnë pak disiplinë. Sa i përket masave më komplekse, ato janë marrë. OBSH çdo ditë qarkullon informacion. Duhet ta marrim këtë gjë me gjithë seriozitetin e duhur, por nuk ka ardhur fundi i botës. Jemi përballë një situate kritike, por të administrueshme. Nuk ka ardhur një murtajë, që do marrë gjysmën e botës”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA