
26/02 16:06
Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, e ka shtyrë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha të vendosë anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.
Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha.
Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potëdëgjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.
Top Channel