Greqi, 84 të prekur nga koronavirusi/ Ambasada izraelite në Athinë e mbyllur, u konfirmua një rast në stafin e saj
09/03/2020 16:05
Ka shkuar në 84 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqinë fqinje. së fundmi janë regjistruar 11 raste të reja, tre prej të cilëve janë shtetas të huaj.
Në një situatë të tillë, ambasada e Izraelit në Athinë, njoftoi se do të qëndrojë e mbyllur, pas konfirmimit të një rasti në stafin e saj diplomatik në Athinë.
Për këtë arsye, deri në datën 23 mars stafi do të punojë nga shtëpia.
Top Channel