Shahini në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Në këtë 8 Mars kujtojmë pabarazinë gjinore

08/03/2020 11:53

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka theksuar pabarazinë gjinore që vazhdon të ekzistojë në shoqëri.

Duke bërë të ditur se afro 80% e 33,000 punonjësve arsimor në Shqipëri janë gra, ajo ka shtuar se përveç punës që bëjnë në shkollë, gratë bëjnë edhe shumë orë pune pa pagesë në shtëpi, duke u përkujdesur për fëmijët, prindërit apo shtëpinë.

“Punët e shtëpisë kryesisht i bëjnë vetë dhe nuk i ndajnë me burrat e familjes. Kjo është e vërtetë në nivel botëror: gratë bëjnë gati trefishin e punës pa pagesë në krahasim me burrat” – thekson ajo.

Duke u fokusuar tek pabarazia gjinore, Ministrja Shahini kujton pabarazinë mes grave dhe burrave që ende mbizotëron në sistemin tonë shoqëror.

“Dua të marrim kurajo nga arritjet e deritanishme dhe të frymëzohemi për punën e madhe që ende duhet të bëjmë për një shoqëri të barabartë”- e përfundon postimin e saj Ministrja Shahini.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta