Truproja i Salvinit me koronavirus, reagon ish-ministri: Do bëj gjithçka që autoritetet më kërkojnë

07/03/2020 12:23

Një nga policët e eskortës së ish-ministrit Matteo Salvini ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Agjenti, i cili është përgjegjës për sigurinë e kreut të partisë Lega, thuhet se nuk ka patur kontakt me Salvinin dhe madje as nuk ka hipur në një makinë me të ditët e fundit.

Mësohet se ai dhe pjesa tjetër e stafit janë izoluar në karantinë, që para daljes së rezultateve. Fill pas publikimit të lajmit në fjalë nga Adnkronos, salvini shkoi në një postim se ndihet mirë, i qetë dhe i gatshëm t’u nënshtrohet të gjitha testeve nëse është nevoja.

“Jam mirë, do të bëj atë që më kërkojnë të bëj. Nuk kam qenë në kontakt me efektivin e policisë, do të bëj gjithçka që autoritetet më kërkojnë të bëj, si çdo qytetar tjetër. Kushdo që arrin të bëjë polemikë edhe për një sëmundje, në disa raste duke arritur të më urojnë edhe vdekjen, nuk meriton përgjigje, maksimumi një buzëqeshje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA