Punonjësi i Starbucks rezulton me koronavirus, mbyllet dyqani

07/03/2020 13:08

Një dyqan Starbucks-i në Seattle është mbyllur për t’iu nënshtruar një procesi dezinfektimi, fill pasi një prej punonjësve rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Në një lajmërim nga vetë kompania, u bë me dijeni se punëtori gjendet i izoluar në shtëpi.

Dyqani në fjalë është mbyllur, por departamenti lokal i shëndetësisë i ka dhënë mundësinë për t’u rihapur fill pas pastrimit.

Starbucks tha se do të vazhdojë të ndjekë protokollet e koronavirusit të rrënjosura në kujdesin për punonjësit dhe ekspertizën nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA