24/11 16:40
Presidenti Ilir Meta nga Shkodra duke vlerësuar sportin shqiptar kërkoi edhe mbështetjen për të rinjtë dhe të rejat ndërsa nuk kurseu as komentet politike duke shigjetuar kryeministrin Rama që sipas tij bën gabime edhe në politike ashtu siç bënte në basketboll.
Në reagimin e tij të shkurtër, përveçse e cilëson Ramën si ish-basketbollist e quan edhe ish-kryeministër:
”Unë i respektoj patjetër, edhe ish-kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq në politikë po bën edhe më shumë faulle se sa në basketboll .”- tha Meta.
Top Channel