Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje. Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina. Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.

Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë. Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira. Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Përveç të pasurit shumë antioksidantë, arrat përmbajnë fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.

Shëndeti Mendor, Antioksidantët Dhe Arrat
Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor. Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin. Një studim amerikan, analizoi përmbajtjen e antioksidantëve të 10 arrorëve të ndryshme. Nga të dhënat e AgroWeb.org, autorët e studimit zbuluan se arrat ishin më të pasur se kikirikët, bajamet, fistikët dhe arrorë të tjerë.

Sipas tyre, antioksidantët që gjenden tek arrat janë 15 herë më të fuqishëm se vitamina E. Njerëzit i shmangin arrat me idenë se ato përmbajnë yndyrna. Por këto yndyrna janë polio-të-pangopura dhe mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e gjakut. Shkencëtarët amerikanë shpjeguan se mjaftojnë tetë arra në ditë për të marrë përfitimet maksimale.

Sipas tyre, duke ngrënë tetë arra para buke, njeriu mund të humbë peshën e tepërt, sepse arrat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë. Duke konsumuar tetë arra çdo ditë me stomak bosh, pra para ngrënies, njeriu do të përfitojë proteinë dhe minerale të nevojshme. Arrat janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitaminë C dhe B, të cilat e mbajnë organizmin të fortë e të shëndetshëm./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA