Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se ka dhënë urdhër që Ushtria e Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Informative e Sigurisë të përgatisin plane që nëse vjen deri tek cenimi i sigurisë kombëtare gjatë krizës së migrantëve Serbia të mbyllë kufijtë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nëse vjen deri te rrezikimi i sigurisë kombëtare të Serbisë ne do t’i mbyllnim kufijtë tanë pothuajse hermetikisht”, u tha Vuçiç gazetarëve në një ngjarje, duke shtuar se shpreson që të mos vijë deri te kjo.
Ai tha se Serbia është e gatshme që në afat prej 12 orëve të mbyllë kufijtë dhe përsëriti se shpreson që këtë mos ta bëjë.
Vuçiç tha se Serbia tregon humanizëm ndaj migrantëve, por nuk dëshiron që Serbia të jetë viktima.
“Të jemi ne viktima e vetme dhe dikush të mendojë se kjo duhet të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.
Top Channel