Video/ Parlamenti turk kthehet në ‘ring’ boski, ja pamjet kur deputetët rrihen me njëri-tjetrin

06/03/2020 02:09

Veprimet ushtarake të Turqisë në Siri janë kthyer në mollë sherri për ligjvënësit turq. Në parlament shpërtheu kaosi pasi një kritik i zëshëm i presidentit Rexhep Tajip Erdogan ngriti zërin kundër përfshirjes së forcave turke në provincën siriane të Idlibit.

Pamjet filmike tregojnë sesi deputetët kanë nisur të shtyjën e godasin njëri tjetrin, duke kërcyer madje edhe mbi tryeza. Politikanët nuk i kursyen grushtat për njëri tjetrin, e në mes, u zunë edhe ata që kishin hyrë për të ndarë të tjerët.

Përplasjet nisën kur Engin Ozkoc, anëtar i partisë opozitare CHP mori fjalën dhe e quajti presidentin turk “ të pandërshëm, të ulët e të pabesë”. Ai e akuzoi Erdoanin se ka dërguar të rinjtë turq që të luftojnë në Idlib, në një kohë kur fëmijët e vet, siç tha Ozkoc, e kanë shmangur prej shumë kohësh shërbimin ushtarak.

Ai e quajti gjithashtu kreun të shtetit të “papërgjegjshëm që dërgoi trupat në një konflikt ku nuk kishin mbështetje nga ajri”. Ndërkohë, gjatë një fjalimi të partisë së tij, Erdoani kishte përdorur saktësisht të njëjtat etiketime për opozitën që e kishte ngritur pikëpyetje mbi ndërhyrjen ushtarake në veri-perëndim të Sirisë.

Kjo nuk ishte përleshja e parë e këtij lloji në parlamentin turk, ku ku pasur disa episode të ngjashme gjatë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA