SHBA, aplikacioni TikTok nën radarin e masave të sigurisë

06/03/2020 13:41

Një senator amerikan do të paraqesë një projektligj që i ndalon punonjësit e qeverisë të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në pajisjet e tyre qeveritare.

Josh Hawley tha në një seancë dëgjimore të senatit se të dhënat që mbledh aplikacioni dhe mundësia që ato t’i kalohen qeverisë kineze paraqesin një “rrezik sigurie për popullin amerikan”.

Ai tha se masa të ngjashme ndalimi janë tashmë në fuqi në disa prej agjencive më të mëdha federale, si Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit.

Senatori nuk tha se kur saktësisht do ta paraqesë projektligjin.

Aplikacioni TikTok, i cili lejon përdoruesit të postojnë dhe shikojnë video të shkurtra, po i nënshtrohet përsëri një shqyrtimi të imtë nga ekspertët amerikanë, për të përcaktuar nëse përbën rrezik sigurie.

Kompania ka thënë se çdo të dhënë që fusin përdoruesit e SHBA ruhet në Shtetet e Bashkuara dhe nuk i nënshtrohet ndonjë juridiksioni të qeverisë kineze.

Ajo thotë se i kupton shqetësimet e sigurisë, por beson se ato janë të pabazuara, dhe ka kontaktuar me ligjvënësit amerikanë për të shpjeguar praktikat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA