“Çuditërisht mirë”- kështu e ka përshkruar një mjek francez i infektuar me koronavirus (së bashku me 15 anëtarë të familjs së tij) jetesën në karantinë.
“Është e mundur të jetosh me koronavirusi, pa qenë nevoja të ndihesh tmerrësisht keq”, tha Jonathan Peterschmitt për “Good Morning Europe” në Euronews.
Më tej vijoi me humor:
“Ndihem mirë. Ndoshta jam pak i lodhur, sepse nuk fle mjaftueshëm gjumë pasi kam katër fëmijë. Ata më lodhin më shumë se koronavirusi. Përpiqemi t’i argëtojmë. Javën e shkuar kisha simptoma të gripit dhe ftohjes. Ndihesha i lodhur dhe kisha dhimbje koke. Gjatë fundjavës, dëgjova se në zonën time u diagnostikuan disa persona me koronavirus. Nuk doja të vizitoja pacientët e mi pa e ditur se çfarë kisha, kështu që u vizitova.”
Ju kujtojmë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Francë ka shkruar më shumë se 400 persona.
Top Channel