Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.
Sipas aktakuzës, më 6 shkurt të këtij viti, në shkollën fillore ‘’Dëshmorët e Kombit’’, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, i pandehuri XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë i pret flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente.
Gjithë ngjarja ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale.
Top Channel