
26/02 12:28
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot vendosi që prokurorët të mund të hapin hetim zyrtar për krimet e pretenduara të luftës dhe kundër njerëzimit në Afganistan nga trupat e SHBA-ve, forcave qeveritare dhe militantëve talebanë.
Gjykata dha vendimin e saj ndaj apelimit të prokurorit kundër një vendimi të Dhomës së Procedurës Paraprake II e cila në prill të vitit të kaluar kishte refuzuar kërkesën për të hetuar gjoja krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vendin e shkatërruar nga lufta.
Top Channel