“Gjithçka do të shkojë mirë”/ Solidaritet me koronavirusin në Itali, letra anonime mbi citofonët e banesave

06/03/2020 18:00

“Gjithçka do të shkojë mirë” dhe një zemër e vizatuar poshtë mesazhit. Kjo është përmbajtja e dhjetëra letrave solidariteti që po shfaqen në zona të ndryshme të Lombardisë, rajonit më të prekur nga koronavirusi në Itali.

Në portat e kishave, në vitrina, në stacione autobusi apo edhe mbi citofonët e banesave. Një mesazh, që synon të ngrohë zemrat në këto ditë emergjence nga koronavirusi, me qëllim që të rrëmbejë edhe një buzëqeshje dhe të ngushëllojë pakëz ata që e kanë përballë këtë armik.

Mesa duket, siç shkruajnë mediat lokale, ajo që i ka dhënë jetë nismës është një poeteshë nga Breshia, dhe nisma po përqafohet nga gjithnjë e më shumë njerëz.

“E gjeta këtë mëngjes, mbi qepenin e dyqanit tim. Një mesazh shprese”, shkruan në Facebook një tregtar nga Bergamo.

Mesazhet janë shfaqur edhe në Milano.

“Nuk e di nga vjen dhe ku po shkon, nuk e njoh historinë tënde, por të dua shumë”, shkruan në Facebook një banore e Milanos.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA