Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dallime “shumë, shumë serioze” për marrëdhëniet e tyre të ardhshme, por marrëveshja është ende e mundur, tha kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier. Ai i bëri komentet pas përfundimit të rrethit të parë të bisedimeve për marrëdhëniet midis dy palëve pas Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja.

“Ka shumë mospajtime. Disa janë shumë serioze, disa janë shumë, shumë të vështira. Por, unë mendoj sinqerisht se marrëveshja është e mundur”, tha Barnier. Bisedimet intensive, që do të zgjasin disa muaj, do të mobilizojnë qindra zyrtarë nga të dyja anët.

Ato duhet të mbyllen më 31 dhjetor, por shumë vëzhgues thonë se afati është i shkurtër që palët të arrijnë ndonjë marrëveshje përmbajtësore për tregtinë. Britania ka dalë nga Bashkimi Evropian më 31 janar, pas një referendumi për Brexit të mbajtur më 2016. Ajo do të kryejë tregti sikurse vendet e tjera të bllokut, derisa t’i përfundojë periudha tranzitore, në fund të këtij viti. Institucionet financiare kanë paralajmëruar pasoja ekonomike për Britaninë, nëse ajo nuk arrin të bëjë marrëveshje me BE-në, për zhvillimin e tregtisë pas fundit të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA